Për ne

Kurum International është themeluar në 1998 dhe është e specializuar në prodhimin e hekur-çeliqeve, energjisë elektrike, gazeve industrialë dhe gëlqeres. Kompania vazhdon në Shqipëri aktivitetin e grupit Kurum, i krijuar në Turqi në vitin 1975.

Kurum është kompleksi i vetëm i hekurit në vend. Pas më shumë se dy dekadash në Shqipëri, ne mbulojmë rreth 85% të tregut të brendshëm. Produktet tona të hekurit eksportohen gjithashtu në të gjithë rajonin.

Por më shumë se një prodhues hekuri dhe çeliku, Kurum është një nga kompanitë më të mëdha të sektorit privat në vend. Ne jemi rritur gjatë viteve, duke patur një motiv; të ardhmen.

Që prej zanafillës sonë, ne e vlerësojmë integritetin dhe e theksojmë rëndësinë e saj në veprat tona. Ne krijojmë produkte nga të cilat klientët tanë dhe gjithë komuniteti të përfitojë e përmirësohet. Ne aplikojmë teknologjitë më të fundit dhe standardet botërore të prodhimit. Ne nuk ndalojmë kurrë së zhvilluari në dije, aftësi dhe kapacitete. 

Kurum nisi dhe po e vazhdon rrugëtimin e tij sepse beson në një të ardhme më të mirë. Ne besojmë në një zhvillim të qëndrueshëm, duke kërkuar pandalur progres. 

Ne besojmë në të ardhmen e Shqipërisë.
1998

Kurum International përzgjedh Ballkanin si zonë e synuar për strategjinë e zgjerimit të tij. 

Kompania merr në përdorim Uzinat e Çelikut dhe të Petëzimit në Kombinatin Metalurgjik të Elbasanit.

2002

Pas një sërë investimesh, vendosen në punë Fabrikat e Oksigjenit dhe ajo e Gëlqeres në Elbasan. 

2007

Kapaciteti i prodhimit rritet në 550.000 ton/vit.

2008

Fillojnë investimet për të rritur kapacitetin e prodhimit të Uzinës së Çelikut në 420 mijë ton/vit. Kurum Gëlqere fillon të ushtrojë aktivitetin nën strukturën e Kurum International.

2009

Në 10 vjetorin e fillimit të aktivitetit të Kurum International, përfundon proçesi i privatizimit të Kompleksit të Prodhimit të Çelikut në Elbasan.

2010

Përfundojnë investimet për rinovimin total të Uzinës së Petëzimit. Kapaciteti prodhues rritet deri në 450.000 ton/vit, duke arritur një total prej 700.000 ton/vit.

2011

Kurum International vë në punë impiantin e përpunimit të skrapit, kondiratorin. Impianti pati një impakt të rëndësishëm në rritjen e efiçencës së prodhimit dhe uljen e konsumit të energjisë elektrike në Uzinat e Prodhimit të Çeliqeve.

2012

Kurum International fillon proçedurat për privatizimin e katër HEC-eve (Ulëz & Shkopet dhe Bistrica 1 & 2) nga shteti shqiptar. 

2013

Me përdorimin e HEC-eve, Fabrika e Prodhimit të Çeliqeve kthehet në një impiant të integruar, i cili prodhon vetë energjinë e nevojshme për aktivitetin e tij.

2018

Kurum International investon në rehabilitimin e HEC-it Ulëz në veri të Shqipërisë për të rritur kapacitetin e prodhimit. 

Gjithashtu Kurum rinovon sistemin e pluhur kapjes në Uzinën e Çelikut, për të qenë në përputhje me standarded europiane të punës dhe mbrojtjes së mjedisit.

Për çdo pyetje ose informacion, mos ngurroni të na kontaktoni.

Ne do t’ju përgjigjemi sa më parë.

Ish Kombinati metalurgjik, Elbasan

Kontakt